Rreth DSHQ

  • Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është person juridik në varësi të Kryeministrit, e cila vepron në bazë të Kushtetutës, të Legjislacionit Shqiptar në fuqi, në veçanti Ligjit Nr. 7582 datë 13.07.1992 “Për Ndërmarrjet Shtetërore”, i ndryshuar, si dhe Vendimi të Këshillit të Ministrave nr. 34, datë 07.01.1999, “Për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe trajtimin e Personaliteteve të Larta Shtetërore”, i ndryshuar.
  • Ndër detyrat kryesore që institucioni duhet të përmbushë janë, dhënia e shërbimeve qeveritare të pritjes së delegacioneve të huaja, të personaliteteve të larta, të miqve e dashamirësve të vendit tonë etj., dhe plotësimi i kushteve të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë shtetërore, si të mbledhjeve, konferencave, seminareve, veprimtarive ndërkombëtare etj.

Kontakt